Thyen këmbën derisa puthet me të dashurin në Turqi - Gazeta Express
string(50) "thyen-kemben-derisa-puthet-me-te-dashurin-ne-turqi"

Thyen këmbën derisa puthet me të dashurin në Turqi

Gazeta Express

30/07/2020 19:56

“Dhimbja është shumë e madhe!”. Katie Price (42) është shtruar në Spital në Turqi pasi që ka thyer këmbën e saj dhe nuk do të mund të ecë për 3-6 muaj. Ylli ishte parë duke u puthur me të dashurin e saj Carl Woods pak orë para aksidentit shokues

Katie Price e ka kaluar natën në spital të mërkurën pasi që pas kërcimit në një park me dizajn të “Land of Legends” në Belek të Turqisë ka thyer pjesën në thembër.

Lexo Edhe:

Ajo pritet që të këtë këmbën në gips për 3-6 muaj.

Nëna e pesë fëmijëve është detyruar që të ndërprejë pushimet dhe të kthehet në shtëpi për trajtim.

Katie është fotografuar në pishinë me të dashurin e saj Carl pak orë para aksidentit, derisa ishte duke e puthuar.

Bashkë me modelen e kolme në pushime ishte edhe djali i saj 15 vjeçar, Junior dhe vajza e saj Princess.

Katie e kishte lënë në shtëpi djalin e saj Harvey (18), për shkak se edhe ai ishte në spital. /GazetaExpress/