Bujar Haradianj kishte deklaruar në “Pressing” të T7, se Tahir Zemaj e kishte ftuar Ramush Haradianj, dhe të nesërmen “kazermat ishin të zbrazëta”.
Atij i ka reaguar Armend Zemaj në “Pressing” të T7.
Zemaj ka thënë se Haradianj po flet për një kontekst tjetër e mund t’i ketë përzier kontekstet.
Ai ka pyetur edhe për kompetencën që e kishte Bujar Haradinaj.
“Njerëzit mund të kanë edhe harresë dhe i përziejnë kontekstet kohore, ky po flet për fillimin e ofensivës në gusht, ndërsa tërheqja ka ndodhur në shtator. Me datën 8-9-10-12, më nuk ke pasur pika të udhëhequra nga Ramush Haradinaj, në këto ndihmat njësitet batalionet kanë qenë në ndihmë”.
“E dyta, në kohën kur po flet ky zotëria cila ka qenë kompetenca e tij që është në rolin e korrierit, dhe e treta në kohën kur po kallej rrafshi i Dukagjinit, i gjithë aparati i ushtrisë jugosllave ishte ofru këtyre brigadave, nuk gjendet zëvendësi ku me komandantin, të nesmen po thotë nuk i kemi parë aty, ku ke qenë aty”, ka deklaruar Zemaj.