“Thuaj një llaf të mirë ta çojnë gocën jashtë”! Me lot në sy, babai i kërkoi kryeministrit ta ndihmonte për vajzën, por 20-vjeçarja nuk ia doli dot - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

30/11/2019 13:01

“Thuaj një llaf të mirë ta çojnë gocën jashtë”! Me lot në sy, babai i kërkoi kryeministrit ta ndihmonte për vajzën, por 20-vjeçarja nuk ia doli dot

Ballina

Gazeta Express

30/11/2019 13:01

Vajza që shihni në fotot më poshtë është Xhesika Biqiku 20-vjeçarja e cila nuk ia doli dot për shkak të plagëve të marra nga tullat e rëna në pallatin ku ajo banonte ditën që ra tërmeti. Ajo ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës.

Vetëm 2 orë më parë, kur kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej në Kombinat babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët direk ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu. (qan) Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh. (video: minuta e parë)
Xhesika bashkë me të motrën Sabinën mbetën të plagosura pasi iu ranë tullat në kokë, kur dolën nga shtëpia e tyre në Kombinat nga tërmeti i 26 nëntorit. Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa Xhesika ishte në koma deri mesditën e sotme.

babai
Xhesika-2