Threads e ka kopjuar Twitter/X në disa mënyra dhe opsioni i fundit është një tjetër rast. Mark Zuckerberg ka njoftuar se Threads do të testojë mundësinë për të etiketuar tema të ndryshme për të kategorizuar postimet sipas interesit.
Përdoruesit do duhet të vendosin simbolin e thurjes, por ky i fundit nuk do të duket te etiketimet (hashtags). Ato do të shfaqen si lidhje (links) të ngjyrosura me blu që mund të klikohen.
Testimi do të nisë në Australi dhe ekipi do të vendosë më pas për aplikimin e saj në bazë të përgjigjeve që do të marrin nga përdoruesit, konfirmon kompania për TechCrunch. Në njoftim, Zuckerberg shkroi se vende të tjera do mund të testojnë “së shpejti” etiketimet.
Për ta përdorur, mund të klikoni simbolin e shtuar apo thjesht të shtypni thurjen dhe të vijoni me shkrimin tuaj. Teksa shkruani, do të shfaqen etiketime të ndryshme për t’ju ndihmuar ose mund të krijoni tuajat. Pasi të keni postuar, gjithkush mund ta klikojë për të parë postime të tjera që i përkasin të njëjtës temë.
Në fjalë të tjera, funksionon njësoj si Twitter/X por etiketimet janë më elegante sepse nuk shfaqet simboli i thurjes.