Threads kapërcen 100 milionë përdorues - Gazeta Express
string(38) "threads-kapercen-100-milione-perdorues"

Threads kapërcen 100 milionë përdorues

AutoTech

Gazeta Express

10/07/2023 21:26

Aplikacioni Threads i Instagram ka kapërcyer 100 milionë përdorues, që do të thotë se është rritur akoma më shpejtë sesa ChatGPT.

Roboti AI i OpenAI arriti 100 milionë përdorues pas dy muajsh por Threads që debutoi vetëm ditën e Mërkure arriti në këtë nivel vetëm pas pak ditësh.

Lexo Edhe:

Threads provoi një hit. Në dy orët e para 2 milionë përdorues u regjistruar dhe u rrit gradualisht në 5 milionë, 10 milionë, 30 milionë dhe 70 milionë.

Lançimi ka qenë përtej pritshmërive tha CEO Mark Zuckerberg ditën e Premte. Përdoruesit jo vetëm që po regjistrohen, por edhe po postojnë.

Nga dita e Enjte mëse 95 milionë postime janë bërë dhe 190 milionë pëlqime.

Ende Threads është në hapat e parë dhe mbetem të shohim nëse fiton të njëjtën shtrirje kulturore si Twitter. Meta nuk po përpiqet specifikisht të zëvendësojë Twitter sipas CEOs të Instagram Adam Mosseri dhe kompania nuk do të inkurajojë aktivisht përmbajtjet politike dhe lajmet në platformë.

Mund të përfundojë si një media sociale e ndërtuar rreth bashkëbisedimeve.

Edhe pse numrat mund të mos jenë të krahasueshme, kujtojmë se në Nëntor të 2022 Twitter kishte 260 milionë përdorues aktivë të monetizueshëm në ditë sipas Musk.