Thomas Tuchel bën me dije edhe një herë se nuk ka probleme me Bellinghamin - Gazeta Express
string(74) "thomas-tuchel-ben-me-dije-edhe-nje-here-se-nuk-ka-probleme-me-bellinghamin"

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 13:05

Thomas Tuchel bën me dije edhe një herë se nuk ka probleme me Bellinghamin

Futboll

Gazeta Express

08/11/2025 13:05

Thomas Tuchel theksoi se nuk ka asnjë problem me Jude Bellingham pas rikthimit të yllit të Real Madridit te Kombëtarja e Anglisë.

Bellingham ishte i dëmtuar gjatë pushimit ndërkombëtar të shtatorit, por ishte rikuperuar plotësisht për ndeshjet e muajit të kaluar.

Megjithatë, Tuchel, në një vendim kontrovers, e la jashtë listës së 22-vjeçarit, ndërsa Anglia mundi Uellsin në një miqësore dhe më pas mposhti Letoninë për të siguruar vendin e saj në Botërorin 2026.

Që atëherë, Bellingham ka treguar formë të shkëlqyer te Real Madrid, dhe Tuchel e ka thirrur përsëri mesfushorin për ndeshjet e ardhshme kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndërsa më parë Tuchel kishte sugjeruar se nuk ishte tërësisht i impresionuar nga qëndrimi i Bellingham, trajneri i Anglisë tani ka hedhur poshtë këto shqetësime: “Nuk ka asnjë problem me të, nuk ka problem me karakterin,” tha Tuchel.

“Jude thjesht ka një ‘shkëndijë’, dhe kjo është shumë e mirë sepse nevojitet një ‘shkëndijë’ e tillë për të arritur nivelet që ai ka arritur, dhe mendoj se të gjithë duhet ta ndihmojmë dhe ta inkurajojmë, duke krijuar një ambient ku ai mund ta shfrytëzojë këtë energji ndaj kundërshtarëve dhe ndaj qëllimeve që po ndërtojmë si ekip.

“Ishte një vendim për t’u marrë. [Jude] e pranoi vendimin, dhe bëri atë që di më mirë. Ai konkurrroi në nivelin më të lartë dhe tregoi se e meriton dhe duhet të jetë në skuadër”, përfundoi ai./GazetaExpress/