Portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk e kishte ditën e tij sot.
Klubi i tij, AEK i Athinës pësoi humbje në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të tretë në Ligën e Konferencës nga Noah me rezultat 3:1.
Madje, Strakosha pranoi një gol të pazakontë, shkruan Gazeta Express.
Portieri Cancarevic goditi topin nga porta e tij, e cila përfundoi në portën e Strakoshës.