Thomas Stearns Eliot - Gazeta Express
string(20) "thomas-stearns-eliot"

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 16:17

Thomas Stearns Eliot

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 16:17

Më 26 shtator 1888 lindi T. S. Eliot, poet, dramaturg dhe kritik anglez; fitues i Çmimit Nobel në Letërsi.

Thomas Stearns Eliot ka lindur në Misuri, më 26 shtator të vitit 1888. Ka jetuar në St. Louis gjatë 18 viteve të para të jetës së tij dhe ndoqi më pas Universitetin e Harvardit. Më 1910 u largua nga Amerika për të shkuar në Sorbornë. Prej atje u vendos në Paris ku qëndroi jo më shumë se 1 vit. U rikthye në Harvard për të ndjekur doktoraturën në filozofi. Gjatë qëndimit në Londër u ndikua shumë nga bashkëkohësi i tij Ezra Pound, i cili i pranoi poezitë e tij dhe arriti t’i botonte në disa revista më 1915. Libri i tij i parë me poema titullohet “Prufrock dhe vëzhgime të tjera” që pa dritën e botimit më 1917. Me botimin e “Tokës së humbur” më 1922, tashmë të konsideruar nga shumë studiues si vepra më poetike e shekullit të 21, reputacioni i Eliotit nisi të rritej jashtëzakonisht; më 1930 dhe për 30 vitet e ardhshme, ishte figura më dominuese në poezi dhe në kritikën letrare sidomos të vendeve ku flitej anglisht. Si poet, transmetoi tërheqjen e tij për poetët anglezë të shekullit 17 (sidomos John Donne) dhe poetët simbolistë francezë (ku përfshihen Baudelaire dhe Laforgue).

Lexo Edhe:

Poemat e tij në shumë drejtime lidhnin zhgënjimin e brezit të pas luftës me vlerat dhe traditën. Si kritik letrar, kishte një ndikim të madh në shijen letrare, duke parashtruar këndvështrime që bazoheshin në konservatorizmin shoqëror dhe fetar.

Poemat e tij më të rëndësishme përfshijnë “Frashëri i së mërkurës” (1930) dhe “4 kuartetet” (1943); librat e tij letrarë dhe shoqërorë përfshijnë “Druri i shenjtë” (1920), “Dobia e poezisë dhe e kritikës” (1933), “Pas perëndive të habitshme” (1934) dhe “Shënime drejt një kulture të përcaktuar (1940). Eliot ishte gjithashtu edhe një krijues dramash, si “Vrasësi në Katedrale”, “Ribashkimi i familjes” dhe “Festa e koktejit”. Ai u bë qytetar anglez më 1927; në shtëpinë botuese Faber@Faber botoi mjaft nga veprat e tij dhe më pas u bë drejtor i saj. Pas një martese të palumtur, Eliot u divorcua nga gruaja e tij e parë më 1933 dhe më pas u martua me Valerie Fletcher, më 1956. Tomas Eliot ka marrë çmimin Nobel për Letërsi më 1948. Vdiq në Londër më 1965.

/Gazeta Express