Thomas Muller bëhet futbollisti më i trofeshëm në historinë e futbollit gjerman - Gazeta Express

Thomas Muller bëhet futbollisti më i trofeshëm në historinë e futbollit gjerman

Futboll

Gazeta Express

01/10/2020 9:28

Thomas Muller është bërë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit gjerman, pasi e fitoi Superkupën e Gjermanisë pas triumfit të Bayern Munich kundër Borussia Dortmund të mërkurën.

Joshua Kimmich shënoi në minutën e 82-të në Allianz Arena për t’ia siguruar bavarezëve fitoren 3:2 kundër nënkampionit gjerman Dortmund, transmeton Gazeta Express.

Bayern po fitonte me dy gola dallim, falë Corentin Tolisso dhe Muller, por Dortmundi i rikthye në lojë duke e barazuar rezultatin pas golave nga Julian Bradt dhe Erling Haaland.

Por goli i Kimmich ia dhuroi fitoren përfundimisht Bayernit, që nënkupton se Muller u bë fitues i trofeut të 27-të rekord në karrierë me klubin.

31-vjeçari i ka fituar nëntë tituj në Bundesligë, gjashtë trofe në Kupën e Gjermanisë DFB-Pokal, dy në Ligën e Kampionëve, një Kupë të Botës, një Kupë të Botës për klube, dy trofe në Superkupën e UEFA-s dhe gjashtë trofe në Superkupën e Gjermanisë./Gazeta Express/