Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme e Republikës së Austrisë, ka hapur thirrjen për Çmimet për Arritje Ndërkulturore.
Çmimet do t’i ndahet projekteve më të mira në secilën kategori si më poshtë:
• Kategoria ‘Qëndrueshmëria’: “Projekti më i mirë mbi temën ndërsektoriale të mjedisit dhe dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar”, me shpërblim financiar në vlerën prej 10,000 euro.
• Kategoria ‘Ngjarjet e fundit’: “Projekti më i mirë që ndërlidhet me një ngjarje aktuale (të fundit)”, me shpërblim financiar në vlerën prej 6,000 euro.
• Kategoria ‘Teknologji’: “Aplikacioni më i mirë në kontekst të një projekti ndërkulturor dhe ndërfetar”, me shpërblim financiar në vlerën prej 6,000 euro.
• Kategoria ‘Inovacion’: “Projekti më inovativ ndërkulturor dhe ndërfetar”, me shpërblim financiar në vlerën prej 6,000 euro.
• Kategoria ‘Media’: “Kontributi më i madh mediatik për mirëkuptim ndërkulturor dhe ndërfetar”
• Çmimi special ‘Integrimi në Austri’ (aplikimet janë të mundshme vetëm për projektet e bazuara dhe aktive në Austri), me shpërblim financiar në vlerën prej 6,000 euro.
• Çmimi special ‘Projekti më i mirë austriak’ (aplikimet janë të mundshme vetëm për projektet e bazuara dhe aktive në Austri), me shpërblim financiar në vlerën prej 6,000 euro.
Afati i fundit për aplikim: 17 mars 2024
/Express