Punëtori kreative “Nga Fotografia në iluzion” fton fëmijët në një përvojë argëtuese dhe imagjinative në Muzeun Marubi, ku fotografia shndërrohet në lojë, lëvizje dhe iluzion.
Në këtë punëtori edukative, fëmijët do të njihen me teknikën e Agamografisë, një mënyrë magjike për të bashkuar dy imazhe në një krijim të vetëm që ndryshon pamje sipas këndit të shikimit. Përmes lojës, vëzhgimit dhe punës praktike, ata do të mësojnë të presin, rendisin dhe ndërtojnë imazhe që “lëvizin”, duke zhvilluar përqendrimin, imagjinatën dhe aftësitë krijuese.
Punëtoria i nxit fëmijët të shohin arkivin fotografik jo vetëm si kujtesë të së shkuarës, por si një burim frymëzimi për krijime të reja artistike. Ngjarja mbahet më 10 shkurt nga ora 10:00 deri në 12:00.