Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për platformën Smart, qendra ‘’Thirrja e parë’’, e cila platformë do të realizohet përmes shërbimeve të ndërmarrjes EKO THERANDA.
Muharremaj ka thënë se kjo platformë do të lidhë qytetarin direkt me ndërmarrjen, për nevojat publike si mirëmbajtje e hapësirave publike dhe objekteve që do t’i menaxhojë.
Postimi:
Qendra “Thirrja e parë” 📲
Platformë Smart 👩💻
Kjo platformë e cila do të realizohet përmes shërbimeve të ndërmarrjes EKO THERANDA, e cila e lidhë qytetarin direkt me ndërmarrjen, për nevojat publike si mirëmbajtje e hapsirave publike dhe objekteve që do t’i menagjoj.👷♂️🤝✅
Pra, me vetëm një thirrje e adreson saktë dhe me kompetencë, shqetësimin apo kërkesën.🫡🫶