Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last Call”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, O. V. (35 vjeç) dhe A. B. (32 vjeç), të dy banues në Tiranë, të cilët administronin një ambient të përshtatur si call center për të mashtruar shtetas të huaj.
Veprimtaria kriminale e dy shtetasve përfshinte telefonimin e qytetarëve të huaj dhe bindjen e tyre për të investuar në bursa fiktive, duke i ndihmuar që të humbnin paratë e tyre në investime që nuk ekzistonin. Ky aktivitet i paligjshëm ishte organizuar nga ata përmes një subjekti të palicencuar dhe të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave të Tiranës.
Për këtë qëllim, gjatë operacionit, janë sekuestruar 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, të cilët përdorej për të realizuar veprimtarinë kriminale.
Operacioni është realizuar pas një hetimi të thelluar dhe të detajuar nga specialistët e Seksionit të Krimeve Ekonomike, duke zbuluar aktivitetin e paligjshëm dhe duke parandaluar kështu një tjetër rast mashtrimi ndaj shtetasve të huaj.
Materialet procedurale u kaluan në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme dhe për veprime të mëtejshme ligjore.
aaaaa