Thiago Alcantara është shprehur i kënaqur me golin e tij të parë në fanellën e Liverpoolit.
Liverpooli shënoi fitore të pastër 2:0 ndaj Southamptonit falë golave të Manes dhe Thiago Alcantaras.
Pas ndeshjes, mesfushori spanjoll u shpreh i lumtur për shënimin e golit.
“Goli? Është një ndjenjë e mrekullueshme, por e rëndësishme është të marrim tre pikë dhe të luftojmë për këtë mrekulli që mund ta bëjmë”, tha spanjolli.
Me këtë fitore, Liverpooli i afrohet edhe më shumë top-4shes, teksa gjithçka mbetet e hapur deri në xhiron e fundit. /Gazeta Express/