Thiago Motta pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin italian - Gazeta Express
string(64) "thiago-motta-pritet-te-nenshkruaje-kontrate-trivjecare-me-klubin"

Sport

Gazeta Express

11/06/2024 16:45

Thiago Motta pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare me klubin italian

Sport

Gazeta Express

11/06/2024 16:45

Thiago Motta është gati t’i bashkohet Juventusit me një kontratë trivjeçare, pas largimit të tij nga Bologna.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së është momentalisht në Portugali, dhe të martën pritet të vë firmën në kontratë me Juventusin, që e mbanë atë në klub deri në vitin 2027.

Lexo Edhe:

Në momentin që këto formalitete do të kryhen, ai edhe do të prezantohet ai trajner i “Zonjës së Vjetër”.

Motta ishte faktori kyç që Bologna siguroi vendin e pestë, dhe rrjedhimisht edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, 41-vjeçari vendosi të mos e vazhdojë qëndrimin e tij te Bologna.

“Bardhezinjtë” i ndanë rrugët me Massimiliano Allegrin pas finales së Kupës së Italisë, pasi ky i fundit tregoi sjellje të keqe në drejtim të gjyqtarëve gjatë asaj ndeshje.

Gjigantët e Serie A po synojnë të përmirësojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke u adaptuar në filozofinë e Mottas, që ka të bëj me posedimin e topit dhe presionit lartë në fushë./GazetaExpress/