Thiago merr miratimin për t'u larguar nga Bayern - Gazeta Express
string(47) "thiago-merr-miratimin-per-tu-larguar-nga-bayern"

Thiago merr miratimin për t’u larguar nga Bayern

Gazeta Express

12/08/2020 13:50

Mesfushori spanjoll Thiago Alcantara është gjithmonë e më pranë largimit nga Bayerni i Mynihut, për t’u transferuar te kampionët e Anglisë, Liverpool, ku e pret “krahëhapur” trajneri gjerman Jurgen Klopp.

Futbollisti 29-vjeçar i ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar edhe trajnerit të kampionëve gjermanë, Hansi Flick, i cili nga ana e tij ka dhënë miratimin për nisjen e negociatave për realizimin e transferimit.

Lexo Edhe:

Klopp e pëlqen shumë futbollistin spanjoll dhe është gati të paguajë rreth 35 milionë euro për kartonin e tij, aq sa kërkon edhe Bayerni i Mynhut për të hequr dorë, ndaj marrëveshja pritet të konkretizohet menjëherë pas mbylljes së aventurës europiane nga ana e bavarezëve.

I rritur në akademinë e Barcelonës, mesfushori me origjinë braziliane debutoi te katalanët në vitin 2009 dhe qëndroi aty për 4 sezone, ku arriti të aktivizohet për 101 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe të shënojë 11 gola.

Më pas iu bashkua Bayernit të Mynihut, ku luan prej 7 sezonesh dhe është shpallur po kaq herë kampion i Gjermanisë, ndërsa ka fituar edhe një herë Ligën e Kampionëve. Me bavarezët Alcantara numëron 232 ndeshje dhe 31 gola të shënuar.

Tani futbollisti është gati për një tjetër eksperiencë, këtë herë te Liverpooli i Jurgen Klopp, ku trajneri gjerman është gati t’i dorëzojë “çelësat” e organizimit të lojës, në një rol ku vitet e fundit kanë dështuar disa lojtarë.