Thiago e Muller e konsiderojnë largimin nga Bayerni - Gazeta Express
string(51) "thiago-e-muller-e-konsiderojne-largimin-nga-bayerni"

Gazeta Express

11/12/2019 17:20

Thiago e Muller e konsiderojnë largimin nga Bayerni

Gazeta Express

11/12/2019 17:20

Dy futbollistët nuk janë të kënaqur dhe mund të largohen nga “Allianz Arena” gjatë janarit apo në verën e ardhshme

Thiago Alcantara e Thomas Muller po e konsiderojnë mundësinë e largimit nga Bayern Munichut në muajt e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi spanjoll nuk ka rol të rëndësishëm me trajnerin Hansi Flick dhe është i pakënaqur për faktin se po luan rrallë në “Allianz Arsena”.

Kurse, veterani gjerman ka “dhez” me trajnerin Flick, por nuk dëshiron të qëndrojë nëse nuk e ka besimin e plotë të trajnerit afatgjatë, i cili do ta pasojë Niko Kovacin e shkarkuar.

Thiago e Muller janë në mesin e lojtarëve, së bashku me Manuel Neuer e Jerome Boateng, të cilëve do t’ju skadojnë kontratat në vitin 2021.

“Sport Bild” raporton se kampioni gjerman po planifikon t’i nisë bisedimet në javët e ardhshme me lojtarët për kontratat e reja. /Gazeta Express/