Theu derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’i vërë flakën, arrestohet i dyshuari në Pejë - Gazeta Express
string(90) "theu-deren-e-baneses-se-nje-gruaje-dhe-tentoi-ti-vere-flaken-arrestohet-i-dyshuari-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 10:02

Theu derën e banesës së një gruaje dhe tentoi t’i vërë flakën, arrestohet i dyshuari në Pejë

Lajme

Gazeta Express

02/03/2026 10:02

Një person është arrestuar të shtunën në Pejë, nën dyshimin se ka thyer derën e banesës së një gruaje dhe më pas ka tentuar t’i vërë flakën asaj.

Sipas informacioneve të Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së dielës.

Ai dyshohet se fillimisht ka dëmtuar derën e banesës së viktimës dhe më pas ka tentuar të shkaktojë zjarr, por është ndaluar me kohë nga zyrtarët policorë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari kishte në fuqi një urdhër mbrojtës, të cilin nuk e kishte respektuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement