Një 66-vjeçar ka pësuar lëndime pas një përpleshjeje në Mitrovicë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia”.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia ” në Mitrovicë . Bazuar në të dhënat fillestare, behet e ditur se pas një përleshje lëndime mga nje mejt i mpreht ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...