Theron pjesë e filmit “The School for Good and Evil” - Gazeta Express
string(50) "theron-pjese-e-filmit-the-school-for-good-and-evil"

Theron pjesë e filmit “The School for Good and Evil”

Arte

Gazeta Express

22/02/2021 22:32

Mediat amerikane kanë lajmëruar sot se aktorja Charlize Theron është bërë pjesë e filmit më të ri, prodhim i Netflixit, të quajtur “The School for Good and Evil”.

Ky film bazohet në romanin e Soman Chainani që ka të njëjtin titull derisa pos Theron në film pritet të luajë edhe aktorja e njohur Kerry Washington.

Lexo Edhe:

Paul Feig do të jetë regjisor i filmit, madje ai e dha edhe lajmin e tij i pari.

“E në çfarë shkolle do të aplikoj! I lumtur t’i mirëpres aktoret Charlize Theron dhe Kerry Washington në ekipin e filmit ‘School for Good and Evil’”, ka shkruar ai.

Sipas mediave, Theron dhe Washington” do të luajnë në rolet e Lady Lesso dhe Professor Dovey derisa pjesë e këtij projekti janë edhe  Sofia Wylie dhe Sophia Anne Caruso.

Filmi flet për dy shoqe të ngushta, Sophie dhe Agatha. Ato dëshirojnë që të regjistrohen në shkollën ku kanë mësuar personazhe të ndryshme të përrallave.

Sophie dëshiron që të regjistrohet në “shkollën e të mirëve” e ku kështu do t’i bashkohet “të Përhiturës” dhe “Borëbardhës”, kurse Agatha e dëshiron “shkollën e të këqijve”. Por, fati bën që ato në fund ta zbulojnë karakterin e vërtetë të tyre.

Ky film bazohet në një romanë që ishte shkruar në gjashtë libra me autor Soman Chainani. Romani ishte një bestseller i New York Times derisa u botua më 2013. Deri me tani autori ka shitur 2.5 milionë kopje kurse libri është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

Netflix pritet ta lansojë këtë film në vitin 2022. /GazetaExpress/