Therje në Podujevë, viktima dërgohet për trajtim mjekësor, i dyshuari arrestohet - Gazeta Express
string(78) "therje-ne-podujeve-viktima-dergohet-per-trajtim-mjekesor-i-dyshuari-arrestohet"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 17:19

Therje në Podujevë, viktima dërgohet për trajtim mjekësor, i dyshuari arrestohet

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 17:19

Një person është therur me thikë sot në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Express se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Sot rreth orës  15:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor,  ndërkohë që policia  ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”