Therja me thikë e infermierit në QKUK, reagon edhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve - Gazeta Express

Therja me thikë e infermierit në QKUK, reagon edhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 11:54

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar lidhur me therjen e djeshme me thikë të infermierit në QKUK.

Kjo shoqatë e ka cilësuar akt qyqar dhe të papranueshëm sulmin e djeshëm, ndërsa kanë kërkuar që të veprojnë organet e drejtësisë.

“Sulmi me thikë ndaj infermierit në QKUK është një akt qyqar dhe i papranueshëm! Ne e dënojmë atë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më parë t’a vendosin drejtësinë në vend”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve.

“Ne konsiderojmë se profesionistët dhe pacientët armik duhet të kenë sëmundjen e pacientit dhe jo njëri – tjetrin. Besimi në mes të palëve profesionist-pacient është kusht themelor për marrëdhënie të shëndoshë dhe trajtim të suksesshëm”, thuhet tutje në reagim.

Shoqata gjithashtu ka kërkuar që të pushojnë konfliktet e sulmet verbale dhe fizike ndërmjet profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve, duke theksuar se “Situatat konfliktuoze duhet parandaluar jo ti trajtojmë ato pasi të kenë ndodhur”.