Theri me thikë të miturin, arrestohet një person në Drenas - Gazeta Express
string(57) "theri-me-thike-te-miturin-arrestohet-nje-person-ne-drenas"

Gazeta Express

28/11/2019 17:02

Theri me thikë të miturin, arrestohet një person në Drenas

Gazeta Express

28/11/2019 17:02

Policia në Drenas ka arrestuar të mërkurën një person i cili dyshohet se ka therur me thikë një të mitur

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Drenas, ku policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima, i mitur, ka pranuar tretman mjekësor në QKMF në Gllogoc dhe pas trajtimit mjekësor është intervistuar.

Njësiti policor ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Tek i dyshuari është konfiskuar arma e ftohtë (thika), ndërkaq më vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement