string(33) "theret-nje-person-ne-fushe-kosove"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 22:31

Theret një person në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

09/04/2025 22:31

Një person është therur me thikë sot rreth orës 17:00 në Fushë Kosovë. Incidenti ka ndodhur konkretisht në rrugën “Elez Berisha”.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se është arrestuar një person i dyshuar.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.