Theret me thikë një person në Prishtinë, policia jep detaje - Gazeta Express
string(59) "theret-me-thike-nje-person-ne-prishtine-policia-jep-detaje1"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:48

Theret me thikë një person në Prishtinë, policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 14:48

Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot në Ulpianë në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur për Gazetën Express nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, dhe se, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Po ashtu, është shtuar edhe se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.

‘‘Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor’’, është thënë nga Policia. /GazetaExpress