Theo s’po mendon për Parisin, i qëndron besnik Milanit - Gazeta Express
string(52) "theo-spo-mendon-per-parisin-i-qendron-besnik-milanit"

Sport

Gazeta Express

27/11/2021 15:50

Theo s’po mendon për Parisin, i qëndron besnik Milanit

Sport

Gazeta Express

27/11/2021 15:50

Theo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Milanit.

Milan, nga frika se do të humbasë Theon sikur Gianluigi Donnaruman e Hakan Calhanoglun, ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratën me mbrojtësin e majtë, ashtu si edhe me mesfushorin Franck Kessie.

Lexo Edhe:

Duke parë formën e Theos, kuqezinjtë janë të detyruar t’i ofrojnë një rritje të pagës.

Ndaj, oferta në tavolinë për francezin është 4 milionë euro deri në vitin 2026.

Në fakt, pretendimet e Theo shkojnë deri në 5 milionë euro, por duket se ka optimizëm pasi kuqezinjtë vlerësojnë dëshirën e lojtarit për të qëndruar dhe mund ta rrisin edhe pak më shumë ofertën nëpërmjet bonuseve të ndryshëm.

Sido që të jetë, e lehtë s’do të jetë aspak, sepse për lojtarin kohë pas kohë ka shfaqur interesim PSG-ja, klub që pa u menduar dy herë do t’i jepte mbi 10 milionë euro pagë vjetor.

24-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2019. Ai deri më tani ka bërë 95 paraqitje dhe ka shënuar 16 gola. /Gazeta Express/