Theo Hernandez ka dërguar një tjetër mesazh thumbues ndaj drejtuesve aktualë të Milanit, duke postuar një foto të vetes me fanellë të ish-drejtorit Paolo Maldini.
Mbrojtësi i majtë këtë verë u transferua te Al-Hilal, duke u larguar me komente të ashpra ndaj udhëheqjes së kuqezinjve, të cilët i akuzoi për humbjen e vizionit pas shkarkimit të Maldinit.
Theo Hernandez vazhdon t’u dërgojë mesazhe Milanit
Prandaj, nuk ishte rastësi kur ai publikoi sot në Instagram Stories një imazh ku mban veshur një bluzë me mbishkrimin “Il Capitano” të Paolo Maldinit.
Nuk kishte asnjë tekst në foto, vetëm një emoji me fytyrën që buzëqesh dhe mban syze dielli.
Theo shihet duke shikuar poshtë drejt fanellës, duke nderuar legjendën që kishte luajtur një rol kyç në transferimin e tij te Milani.
Maldini është kthyer në një figurë simbolike për tifozët e Milanit që janë kundër pronarit Gerry Cardinale dhe ekipit të tij drejtues, që përfshin gjithashtu Zlatan Ibrahimovic dhe Giorgio Furlani. /GazetaExpress/