Një tjetër yll i futbollit evropian është pranë kalimit në Arabinë Saudite.
Mbrojtësi i majtë i AC Milan, Theo Hernandez, është shumë afër transferimit te gjiganti saudit Al Hilal.
Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja mes tri palëve, klubit italian, lojtarit dhe Al Hilal është drejt përfundimit dhe pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh.
Marrëveshja verbale mes palëve është arritur që në fillim të kësaj jave, dhe tani mbetet vetëm finalizimi i hapave formalë. Pritshmëria është që gjithçka të përfundojë zyrtarisht deri në javën e ardhshme.
Ky transferim pritet të jetë një tjetër goditje e madhe nga Al Hilal, që ka forcuar radhët me emra të mëdhenj vitet e fundit. Për Theo Hernández, ky është një hap i ri në karrierën e tij pas sezoneve të suksesshme me Milanin në Serie A dhe në arenën ndërkombëtare.