Thellohet skandali i Iljasa Fazliut: Punonte si logoped pa licencë nga Oda e Infermierëve - Gazeta Express
string(88) "thellohet-skandali-i-iljasa-fazliut-punonte-si-logoped-pa-licence-nga-oda-e-infermiereve"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 16:51

Thellohet skandali i Iljasa Fazliut: Punonte si logoped pa licencë nga Oda e Infermierëve

Lajme

Gazeta Express

27/11/2022 16:51

Është thelluar skandali i Iljasa Fazliut i cili e abuzoi 5-vjeçaren me autizëm. Fazliu nuk ka fare licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve

Iljasa Fazliu nuk është anëtar i Odës së Infermierëve të Kosovës dhe nuk ka fare licencë të punës si logoped nga kjo organizatë, shkruan Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

Këtë e ka konfirmuar vet OIK përmes një përgjigje për Gazetën, ku kanë thënë se Fazliu nuk figuron në databazën e tyre.

“Ju njoftojme se personi per te cilin i referoheni nuk ka licence dhe as nuk figuron ne databazen e Odes se Infermiereve te Kosoves”, kanë deklaruar nga OIK. Oda e Infermierëve ka thënë se derisa Fazliu nuk është anëtar i tyre, nuk mund të marrin masa ndaj tij.

“Andaj, derisa nuk ka licence tek OIK, pergjegjesia per masa tejkalon domenin e OIK”, kanë deklaruar nga OIK.

Iljasa Fazliu është shef i Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së në QKUK. Këtë pozitë e kishte marr nga ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi në shtator të këtij viti.

Zejnullahu-Raçi sot gjatë ditës nuk ka pranuar të flas për media lidhur me këtë çështje. “Tung”, ka qenë përgjigja që ajo i ka dhënë insajderit.

Gjatë ditës së sotme është publikuar një audio-incizim ku Iljasa Fazliu në cilësinë e logopedit dëgjohet duke e keqtrajtuar profesionalisht dhe duke abuzuar me një vajzë 5-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tretman tek Fazliu. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.