The Victor bublikon këngën e re “Better Days” kushtuar luftës në Kosovë - Gazeta Express
string(69) "the-victor-bublikon-kengen-e-re-better-days-kushtuar-luftes-ne-kosove"

Rozë

Gazeta Express

17/02/2024 18:02

The Victor bublikon këngën e re “Better Days” kushtuar luftës në Kosovë

Rozë

Gazeta Express

17/02/2024 18:02

Këngëtari The Victor, sot publikoi projektin e ri muzikor, që premton të jetë një dritare shprese për të gjithë.

Kënga titullohet “Better Days” – “Ditë më të mira”, sjell me vete një porosi të fuqishme për të ardhmen, duke iu drejtuar jo vetëm publikut në Kosovë, por dhe gjithë fëmijëve anembanë botës që përballen me sfida të mëdha.

Lexo Edhe:

Në zemër të projektit të The Victorit qëndron përvoja e tij personale. Artisti u lind në vitin 1998, në kohën më të përgjakur të Kosovës.
Si fëmijë i atyre viteve, ai u rrit bashkë me Kosovën duke e parë atë të ndryshojë ndër vite.

E pikërisht kjo përvojë është ajo që e inspiroi atë të kompozonte këtë vepër dedikuar atdheut të tij dhe çdo fëmijë që ka humbur shpresën dhe pafajësinë nëpër konflikte.

The Victor, i njohur për një seri këngësh të suksesshme dhe bashkëpunime me artistë si Rina dhe Tuna, dhe sëfundmi me Inna, me hitet si “Ça Je”, “Kthehna” si dhen “Dance Alone” ai ka vënë një vulë të dallueshme në skenën muzikore.

Kënga “Better Days” pritet të bëhet një himn për të gjithë ata që janë në kërkim të dritës në fund të tunelit, një kujtesë që pavarësisht errësirës së momentit, ditë më të mira janë gjithmonë në horizont.