“The Van” në listën e ngushtë për Oscars në kategorinë për filma të shkurtër - Gazeta Express

“The Van” në listën e ngushtë për Oscars në kategorinë për filma të shkurtër

Arte

Gazeta Express

17/02/2021 21:15

Produksioni mbanë firmën e regjisorit Erenik Beqiri, producentë Ermir Keta, Amantia Peza, Olivier Berlemont dhe aktorët në këtë film janë Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, Romir Zalla.

Filmat shqiptar, duket se së fundmi po “korrin” suksese. Filmi “The Van” (Furgoni) është titulli i produksionit me metrazh të shkurtër nga regjisori i ri Erenik Beqiri. Filmi ka pasur sukses në kompeticionin zyrtar në festivalin e Kanës dhe selektorët e “Oscars” e kanë përfshirë këtë film në listën e shkurtës prej 10 nga filmat më të mirë.

Produksioni mbanë firmën e regjisorit Erenik Beqiri, producentë Ermir Keta, Amantia Peza, Olivier Berlemont dhe aktorët në këtë film janë Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj, aktori francez Phenix Brossard, Lulzim Zeqja, Romir Zalla.

Më datë 15 mars, pritet që në list të mbeten vetëm filmat që do të garojnë për trofeon e “Oscar”. Lista përbëhet nga filmat “Bitu”, “Da Yie”, “Feeling Through”, “The Human Voice”, “The Kicksled Choir”, “The Letter Room”, “The Present”, “Tëo Distant Strangers” dhe “White Eye”.

Ndërkohë, Shqipëria çdo vit përfaqësohet në këtë kompeticion zyrtarisht nga Qendra Kinematografike Shqiptare me prodhimin më të mirë të vitit, por ajo që përbën ndryshim është se asnjëherë nuk ka shkuar kaq afër sa të bëhet edhe pjesë e nominimeve.