“The Rock” dhe Blunt, në një super film me super heronj - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

22/06/2020 22:18

“The Rock” dhe Blunt, në një super film me super heronj

Arte

Gazeta Express

22/06/2020 22:18

Një film me superheronj, ku luajnë Dëayne ‘The Rock’ Johnson dhe Emily Blunt, në rolin e një çifti kontradiktor të martuar, do të realizohet së shpejti nga Netflixi.

Projekti me titull “Ball and Chain” i ribashkon sërish në ekran të madh aktorët e filmit “Jungle Cruise”. Ata do ta portretizojnë një burrë dhe grua që janë në prag të shkurorëzimit, por atyre u jepen disa superfuqi të jashtëzakonshme të cilat funksionojnë vetëm kur ata janë së bashku.

Duke e përshkruar filmin në rrjetin social Instagram, ‘The Rock’ e quajti atë një projekt unik dhe shumë dinamik.

Filmi “Ball and Chain” është shkruar nga skenaristja e nominuar për “Oscar”, Emily V Gordon, më së miri e njohur për punën e saj në komedinë romantike të vitit 2017, “The Big Sick”. Ajo kishte qenë terapeute e çifteve para se të ndërronte karrierë dhe të futej në botën e Hollyëoodit. Sipas aktorit Johnson, skenaristja Gordon e sjell eksperiencën e punës së saj të kaluar në këtë film.

48-vjeçari Johnson dhe 37-vjeçarja Blunt do të shfaqen së bashku në ekran të madh edhe në filmin e ri të studios “Disney”, “Jungle Cruise”, i cili do të fillojë së shfaquri nëpër kinema në korrik të vitit 2021. Data e lansimit të këtij projekti të shumëpritur ishte shtyrë për një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.