6 Marsi ishte data e publikimit të sezonit të tretë të serialit të parë turk të Netflix, The Protector.
Cagatay Ulusoy, Hazar Erguclu e disa prej aktorëve më të mirë turk bëhen bashkë përsëri për sezonin e tretë të këtij seriali, që nuk del të jetë i fundit.
Dy sezonet e para u pritën mjaftë mirë nga publiku, por që për sezonin e dytë pati kritika të shumta për disa skena intime mes dy aktorëve kryesor Cagatay Ulusoy dhe Ayca Aysin Turan.
Por, sezoni i 3-të e kësaj sage tashmë po merr kritika të mira nga ekspertët e filmit e gjithashtu edhe nga fansat duke e cilësuar si më të mirin deri më tani, përcjell Gazeta Express.
Si për ironi, Hakan në këtë sezone do të mundohet të gjejë një “kurë” për virusin e përhapur në qytetin e Stambollit nga një grup i njerëzve të pavdekshëm.
Duke përfunduar në një mënyrë krejtësisht misterioze. The Protector me sezonin e tij të re premton shumë befasia të mëdha, Sinem Kobal pritet të jetë njëra nga to e që tashmë vetëm se e ka bërë publike rolin e saj./Gazeta Express/
The Protector: Season 3 | Official Trailer | Netflix
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...