The Mitchells Vs The Machines: Skena “Furby” u krijua nga një ankth i regjisorit - Gazeta Express
string(77) "the-mitchells-vs-the-machines-skena-furby-u-krijua-nga-nje-ankth-i-regjisorit"

Arte

Gazeta Express

11/05/2021 1:09

The Mitchells Vs The Machines: Skena “Furby” u krijua nga një ankth i regjisorit

Arte

Gazeta Express

11/05/2021 1:09

Filmi i animuar “The Mitchells vs The Machines” soli në ekran filmin klasik të viteve 1990-ta me një skenë paksa horror që zhvillohet në një dyqan lodrash, e cila gjë është inspiruar nga një traumë në jetën e vërtetë të regjisorit Mike Rianda

Këtë muaj, Netflix lansoi filmin e tij të ri që vije me iniciativën e dy drejtoreve kreativë, Christopher Miller dhe Phil Lord, “The Mitchells vs The Machines”. Çifti janë të njohur për filmat Lego Movie, 21 Jumo Street dhe Spider-Man: Into the Spider-Verse.

Lexo Edhe:

Gjatë këtyre filmave bombastik dhe interesant, familja Mitchell lufton kundër një armate të robotëve që janë të vendosur për ta skllavëruar njerëzimin. Robotët planifikojnë që ta bëjnë këtë duke përfshirë marrjen e të gjitha makinerive, përfshirë  edhe lodrën e quajtur “Furby”.

Furbies janë lodra nga jeta reale që u lëshuan në treg nga firma Hasbro më 1998. Këto krijesa të bukura flasin me pronarët e tyre, këndojnë, hanë dhe flenë.

Gjatë aktit të dytë të “The Mitchells Vs The Machines”, familja ndeshet me një grup të madh të Furbies të cilët përpiqen që ta shkatërrojnë protagonistët kryesor, transmeton GazetaExpress.  

Në një video të re të lansuar nga Netflix, regjisori Mike Rianda dhe Lord & Miller kanë diskutuan këtë skenë xhirim pas xhirimi dhe zbuluan tregimin e saj të origjinës.

“Ky xhirim është si një film horror për të cilën gjë mendoj se është një gjë e madhe”, tha Miller.

“Ky është një realizim i një ëndrre që ka pasur Mike Rianda”, ka shpalosur Lordi.

“Kjo vije nga një terror në jetën e vërtetë”, tha regjisori duke buzëqeshur.

“E kisha një Furby gjatë rritjes dhe nuk e kam dashur, kështu që jam përpjekur që ta fus në një dollap por ai vazhdonte të fliste”!

“Kam punuar me këto emocione me një skuadër shumë të talentuar”.

“Kjo është njëra prej skenave të para që ne jemi kënaqur me të”, ka thënë Rianda duke folur për regjinë e skenave.

“Por, njëra nga punët kryesore ku ne jemi paraqitur për ta justifikuar në këtë tregim!”.

Ai ka treguar se ka punësuar një “kor të këngëtarëve profesionist” për ta kënduar këngën ikonike të Furbyit.

Miller mandej e ka penguar Riandan për të treguar që regjisori ka qenë shumë i frikësuar për Furbies, derisa ai ka një pjesë të madhe të skenave.

Kur krijesat e vogla mundën nga Mitchells, ata sjellin një Furby gjigant në luftë i cili ndjek familjen me një laser.

“Besoj që ky Furby është zë i regjisorit Mike Rianda”, ka thënë Miller.

“Mund të isha unë”, tha Rianda para se të shtoi “Furby mund të gjuajnë më laser. Disa mund të pyesin si, e cila, është një pyetje e mirë”.

Skuadra e filmit ka punuar shumë për ta futur në tregim Furbyn, ka treguar Rianda para se në skenarin e parë ishte involvuar edhe kidnapimi i Presidentit të SHBA.

“Kjo ishte para zgjedhjeve të vitit 2016, kur presidenti dukej qesharak!”, ka thënë për CBR, Rianda.

“Kështu ishte edhe më 2015 kur e mora filmin dhe me ka pëlqyer ideja duke e parë atë si një familje normale, si prindërit e juaj thatanik që duket se janë të vërtetë: ‘Ok, unë luftova me një robot. O zot, çfarë ndodhi?’. Mendova se është e barabartë me humor se sa kidnapimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. /GazetaExpress/