“The Light Of Day”, libri me tregime për heroinat nga geto e Varshavës në kohën Hitlerit - Gazeta Express
string(85) "the-light-of-day-libri-me-tregime-per-heroinat-nga-geto-e-varshaves-ne-kohen-hitlerit"

Arte

Gazeta Express

21/04/2021 1:01

“The Light Of Day”, libri me tregime për heroinat nga geto e Varshavës në kohën Hitlerit

Arte

Gazeta Express

21/04/2021 1:01

Zivia Lubetkin ishte gati të vdiste. Ndërtesa të shkatërruara, të djegura dhe kufoma të shpërndara nëpër rrugët gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) në geton e Varshavës, të krijuara për të strehuar hebrenj para se të depërtoheshin në kampet e shfarosjes, tregon sfondin e ekzistencës së saj për disa javë.

Aksionet e nazisteve kundër hebrenjve në kryeqytetin polak e ku po ndodhnin barbarizma që filluan që nga viti 1943, tregohen në kwtw libwr mw shumw kthesa dramatike.

Lexo Edhe:

 Si pjesë e ZOB (Organizata për Luftë e Hebrenjve) Zivia ishte njëra prej femrave kryesore luftëtare, e cila, në mënyrë të pabesueshme, arriti të sulmojë kundër vrasjeve masive që ishin duke u bërë kundër popullit të saj.

Kështu, në mëngjesin e 18 janarit, derisa ushtarët gjerman po bëheshin gati për të kontrolluar shtëpitë në geto, duke kërkuar që të kapin rob të gjithë hebrenjtë e mbetur, të fshehur në bunkerë dhe çelar, vjen momenti kur njësia e Zivias fillon luftën. Me vetëm katër granata dore dhe katër armë gjahu, Zivia e dinte se me shumë gjasë do të vdiste – por s’paku ajo do të vdiste me nder.

“Për gjashtë muaj, gjermanët ishin duke i vrarë hebrenjtë por asnjëherë nuk kishte pasur nw ndonjë rezistencw apo sulm kundwr tyre”, thotë Judy Batalion, autore e librit të saj më të ri “The Light Of Days”, e cila sjell një grua të harruar “një vajzë getoje” si një hero të hebrenjve, transmeton shkrimin GazetaExpress.

Tërë kjo ishte gati të ndryshonte.

Trupat naziste sulmuan në ndërtesën që gjendej në rrugën Zamenhofa të Varshavës, ushtarët zbuluan një grup të dorëzuar, hebrenj, që shikonin të habitur, të dorëzuar nga jeta.

Ata ishin gabim. Një burrë, i cili pretendonte se po lexonte, u hodh lart dhe gjuajti me armë dy nazistë. Papritur, Zivia dhe luftëtaret e saj, të cilat ishin të fshehura në dollapë, dolën dhe sulmuan armikun e tyre, duke i çarmatosur para se ata të iknin.

Hebrenjtë me shumë pak armë kishin mposhtur nazistët. Tani ata kishin më shumë armë për ta vazhduar luftën e tyre kundër armikut.

Veprime të tilla heroike si ky mini-rebelim do të ndihmonin për të bërë një kryengritje në geton e Varshavës e cila filloi para 78 viteve dhe përfundoi pak më shumë se një muaj me pothuajse të gjithë të mbijetuarit që përfunduan në kampet e vdekjes në Majdanek dhe Treblinka.

“Historia e hebrenjve është plot tregime të Davidit kundër Golias”, thotë Judy, një shkrimtare kanadeze familja e së cilës është një e mbijetuar e Holokaustit. Ajo thotë se ka bërë një hulumtim 10 vjeçar para se të zbuloj disa shënime nga këto luftëtare gra, shënime të ruajtura nga Biblioteka Britanike.

“Është e rëndësishme të theksojmë që ky tregim nuk ishte ashtu si dukej. Rezistenca e hebrenjve të Polonisë pati vetëm një sukses të vogël ushtarak, disa viktima naziste dhe një numër të vogël të hebrenjve të shpëtuar”.

Ky libër tashmë është në libraritë më të njohura në botë dhe një histori kaq e dhimbshme pritet të bëhet film në të ardhmen. /GazetaExpress/