The Guardian: Gjërat rreth koronavirusit të cilat nuk duhet t’i besoni - Gazeta Express
string(68) "the-guardian-gjerat-rreth-koronavirusit-te-cilat-nuk-duhet-ti-besoni"

The Guardian: Gjërat rreth koronavirusit të cilat nuk duhet t’i besoni

Gazeta Express

10/03/2020 12:39

E vërteta e asaj se si përhapet në të vërtetë virusi, kush është më i rrezikuar dhe çfarë duhet të bëni për ta parandaluar atë.

“Maskat nuk funksionojnë”

Lexo Edhe:

Në mesin e shumë lajmeve të rreme, të cilat kanë qarkulluar kohëve të fundit për koronavirusin është edhe se maskat e fytyrës nuk mund t’iu mbrojnë nga ky virus. Maskat e fytyrës nuk garantojnë një mbrojtje hermetike nga viruset, mirëpo ato konsiderohen si efektive në parandalimin e transmetimit të piklave virusale. Nëse jeni në ambiente me njerëz të sëmurë, atëherë maska do t’iu mbrojë  nga viruset, gjithashtu nëse jeni i diagnostikuar me virusin, duhet patjetër të mbani maskë mbrojtëse.

“Virusi ka pësuar mutacion”

Sipas shkencëtarëve, çdo lloj virusi me kohë akumulon mutacione, prandaj edhe ndryshimi dhe evoluimi i COVID-19 është një proces normal. Analizat gjenetike të bëra nga shkencëtarë kinezë, me mostrat e 103 pacientëve me koronavirus, sugjerojnë që virusi është zbërthyer në dy zingjirë, njëri prej të cilëve është më agresiv.

“Nuk është më i rrezikshëm se virusi sezonal”

Shumë individë të cilët preken nga ky lloj virusi, nuk do të përjetojnë simptoma më serioze se ato të virusit sezonal, mirëpo profili i panjohur deri më tani i koronavirusit si dhe niveli i vdekshmërisë është më serioz se sa një grip sezonal. Prandaj edhe mbrojtja dhe shtimi i masave parandaluese duhet të merret seriozisht.

“I vret vetëm njerëzit e moshuar, prandaj personat e rinj nuk duhet të brengosen”

Shumica e njerëzve, të cilët kanë sistem të fortë imunitar dhe nuk kanë ndonjë sëmundje ekzistuese kronike, nuk preken ose nuk vdesin nga koronavirusi. Mirëpo, ky virus ende ka shanse të mëdha që të shkaktoj probleme serioze të sistemit respirator edhe tek të rinjtë. Prandaj, ekspertët thonë që mbrojtja duhet të bëhet edhe nga ta. Veprimet, që këta persona duhet t’i ndërmarrin, duke përfshirë raportimet e simptomave dhe ndjekjen e instruksioneve nga ekspertët shëndetësore, do të luajnë një rol të rëndësishëm në ndalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit dhe ndryshimin e kahjes së ngjarjes.

“Duhet të jeni me një person të infektuar së paku 10 minuta”

Në bazë të informacioneve të deritanishme mbi virusin sezonal, mjekët kanë thënë se duhet të jeni në kontakt për së paku 10 minuta me një person të infektuar për ta marrë virusin. Mirëpo, kjo nuk vlen për koronavirusin. Sidoqoftë, është e mundur që një person të infektohet nga koronavirusi edhe për një kohë më të shkurtër, varësisht nga lloji i kontaktit me personin e infektuar.

“Vaksina do të jetë gati për disa muaj”

Shkencëtarët kanë filluar që të bëjnë tentativa në krijimin e një vaksine efektive për parandalimin e këtij virusi. Shumë ekipe të pavarura të shkencëtarëve, janë duke punuar në këtë drejtim, duke përdorur eksperimente me kafshë. Gjithsesi, ende nuk ka zbulime të tilla, dhe thuhet se do kjo vaksinë nuk do të jetë e gatshme para së paku një viti. /Gazeta Express