THE GUARDIAN: A do ta zbutë pranvera koronavirusin? - Gazeta Express
string(49) "the-guardian-a-do-ta-zbute-pranvera-koronavirusin"

Gazeta Express

11/03/2020 18:13

THE GUARDIAN: A do ta zbutë pranvera koronavirusin?

Gazeta Express

11/03/2020 18:13

Kohëve të fundit shumë liderë politikë, kanë dhënë deklarata se koronavirusi dhe përhapja e tij do të zbutet me ardhjen e pranverës.

Presidenti i ShBA-ve Donald Trump, së fundmi në takimin e guvernatorëve të Amerikës ka thënë, se në përgjithësi i nxehti ka tendencë ta mbytë një virus të tillë, si dhe beson se ky virus do të ndaloj së përhapuri me fillimin e pranverës.

Lexo Edhe:

Përderisa një deklaratë të tillë e ka bërë edhe sekretari e shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, dhe duke thënë se shpreson qe pranvera dhe ngritja e temperaturave, do të ndikojë në zbehjen e aftësive të virusit për të mbijetuar dhe për tu shpërndarë.

Deri tani është vërejtur se virusi ka pasur një qëndrueshmëri më të lartë, duke i ‘u falënderuar temperaturave të ftohta dhe ajrit të ftohtë. Një arsye tjetër e kësaj përhapjeje masive të virusit është, se sistemi jonë imunitar është gjithashtu më i dobët gjatë dimrit, ndërkaq forcohet në pranverë.

Gjithsesi, sipas ekspertëve, në vend të pritjes të ngritjes së temperaturave dhe krijimit të kushteve të duhura atmosferike, që do të pamundësonin përhapjen e virusit, njerëzit duhet të kujdesen për vetën dhe t’i shtojnë masat parandaluese dhe mbrojtëse ndaj këtij virusi. /Express