The Body Shop u hap në Kosovë - Gazeta Express
string(29) "the-body-shop-u-hap-ne-kosove"

The Body Shop u hap në Kosovë

Gazeta Express

17/10/2020 21:30

Brendi origjinal i filluar në Britani, nga një aktiviste e kozmetikës, The Body Shop, u hap edhe në Kosovë.

Axiom, franshiza ekskluzive për The Body Shop në Kosovë, ka hapur dyqanin e parë në Albi Mall, në Prishtinë, sot më 17 tetor.

Lexo Edhe:

The Body Shop poashtu shumë shpejtë do të lansojë edhe ueb faqen e saj për blerjet online.

Me 3,000 dyqane në 75 vende të botës, The Body Shop është një brend global i bukurisë, që kërkon të bëjë një ndryshim pozitiv në botë duke ofruar produkte për kujdesin e lëkurës, trupit dhe flokëve, me përbërës të cilësisë së lartë, të frymëzuara nga natyra, dhe të prodhuara në mënyrë etike dhe të qëndrueshme.

Produkte të mundësuara nga përbërës natyral që vërtet funksionojnë!

The Body Shop ofron një gamë prej 800 produkteve, të prodhuara me kujdes ndaj botës në të cilën jetojmë dhe me një angazhim për të tregtuar në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme. Produktet e The Body Shop janë prodhuar me qëllimin që t’i ndihmojnë njerëzit – veçanërisht gratë dhe vajzat – të ndihen pozitivisht dhe krenare për veten e tyre, trupat e tyre, dhe të ardhmen. The Body Shop përdor përbërës natyral me cilësi të lartë – të tilla si tea tree, shea dhe kërp – të rritura dhe të blera në mënyrë etike dhe me përgjegjësi, duke i kthyer ato në produkte inovative.

The Body Shop në Kosovë do të ofrojë produktet e saja të njohura globalisht dhe ikonike si Shea Body Butter, Tea Tree Oil, Ginger Anti-Dandruff Shampoo, Hemp Hand Protector si dhe maska ​​e preferuar për kujdesin e lëkurës Himalayan Charcoal Facial Mask.

The Body Shop, një biznes i forcës për të mirë

The Body Shop është një brend me të vërtetë unik dhe ka qenë një pionier që nga themelimi i saj nga sipërmarrësja dhe aktivistja Anita Roddick më 1976. Brendi ishte pioniere e filozofisë që biznesi mund të jetë një forcë për të mirë dhe kjo filozofi është e përmbledhur në qëllimin e saj “të ekzistojme për të luftuar për një botë më të drejtë dhe më të bukur “. The Body Shop gjithmonë ka përdorur dyqanet dhe produktet e saj si mjete për të folur mbi çështjet e mjedisit dhe të drejtave të njeriut. Gjatë viteve, brendi ka organizuar fushata kundër abuzimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit dhe ka treguar përkushtim për rritjen e vetëvlerësimit, duke fituar mbështetjen e një brezi të punonjësve dhe konsumatorëve dhe duke rezultuar në ndryshime të rëndësishme në industri dhe më gjerë.

The Body Shop ishte brendi i parë ndërkombëtarë i kozmetikës që trajtoi çështjen e testimit të kafshëve për qëllime kozmetike dhe morri mbështetjen e konsumatorëve për një ndalim në mbarë Mbretërinë e Bashkuar në 1998 e përcjellur nga ndalimi Evropian në 2013. Në 2017, brendi filloi ‘Forever Against Animal Testing’, fushata më e madhe për ndalimin e testimit të produkteve kozmetike në kafshë, kudo dhe përgjithmonë. Së bashku me partnerin e tyre Cruelty Free International, brendi mblodhi mbi 8 milion nënshkrime, të dërguara në Kombet e Bashkuara për të bërë fushatë për ndryshim.

The Body Shop ishte gjithashtu shitësi i parë i kozmetikës për të operuar një program të dedikuar për tregtinë e drejtë – Tregtia e Drejtë e Komunitetit – në vitin 1987. Ata synojnë të krijojnë partneritete tregtare afatgjata me grupe ekspertësh të prodhuesve të cilët ndajnë ambicien e tyre për të krijuar ndryshime pozitive në shoqëri. Sot brendi furnizohet me përbërës të cilësisë së lartë, por edhe artikuj dhuratash, aksesorësh dhe paketimesh nga një numër furnitorësh në të gjithë botën. Vitin e kaluar, The Body Shop prezantoi një zinxhir të ri të furnizimit inovativ në programin e Tregtisë së Drejtë të Komunitetit – plastikë e ricikluar nga mbledhësit e mbeturinave në Bengaluru, Indi.

The Body Shop qëndron për barazi

Fuqizimi i grave ka qenë gjithmonë në zemër të gjithçkaje që bën The Body Shop. Themeluesja e saj, Anita Roddick, ishte një aktiviste në zemër. Është ajo që i dha The Body Shop qëllimin e saj unik dhe nxitjen për ndryshime në shoqëri. Një aktiviste e vërtetë e të të drejtave të njeriut dhe një feministe, ajo ndërtoi brendin mbi fuqizimin e grave dhe vajzave me çdo produkt dhe çdo vendim biznesi, duke u përkujdesur për barazi dhe duke krijuar mundësi për gratë përmes programit të “Tregtisë së Drejtë të Komunitetit”. Parimet si feminizmi – përfshirja gjinore, bashkëpunimi dhe mirëqenja – janë themeli i brendit.

Dafina Durmishi, partnere menaxhuese në Axiom, thotë: ‘The Body Shop ka lënë një trashëgimi të ndihmës dhe mbështetjes në Kosovë gjatë kohës së luftës në 1999 përmes fondacionit “Children on the Edge” i cili ndër tjerash mbështeste refugjatët e Kosovës në Shqipëri dhe rindërtoi e rinovoi një numër të shkollave në të gjithë Kosovën.

Shumë kosovarë mund të kujtojnë një mbështetje të tillë, e cila e ka krijuar një reputacion të fortë në vend. Sot, ne e dimë që klientët janë shumë të entuziazmuar për të provuar produktet ikonike të The Body Shop, përvojën unike të blerjes dhe për të mbështetur nismat e saj dhe fushatat aktiviste dhe feministe. Ne jemi shumë krenarë që sjellim një nga brendet më të mëdha të bukurisë etike në botë të frymëzuar nga natyra.

@thebodyshopkosovo

Rreth The Body Shop International

E themeluar në 1976 në Brighton, Angli, nga Zonja Anita Roddick, The Body Shop është një brend global bukurie e çertifikuar si B Corp.

The Body Shop kërkon të bëjë një ndryshim pozitiv në botë duke ofruar produkte për kujdesin e lëkurës, trupit dhe flokëve, me përbërës të cilësisë së lartë, të frymëzuara nga natyra, dhe të prodhuara në mënyrë etike dhe të qëndrueshme. Duke qenë pioniere e filozofisë që biznesi mund të jetë një forcë për të mirë, ky moral është ende forca shtytëse e brendit.