Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për “Rubikon”, teksa ndodhet në burgun e Hagës.
Ai është pyetur për rastin pozitiv nëse ai lirohet nga Gjykata Speciale a do të përfshihej sërish në politikë.
Thaçi ka thënë se nuk ka pretendime për të hyrë sërish në shtigjet të cilat i ka kaluar.
Ai ka thënë se prioritet kthimin te familja, por shton se nuk përbën rrezik elektoral politik më pasi nuk ka pretendime.
Thaçi tha se përmes politikës bëri veprimet më të mira për Kosovën, duke shtuar se shërbimi publik është jeta e tij.