Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata - Gazeta Express
string(87) "thaci-shqetesuese-per-pese-vite-kosova-vetem-dy-njohje-e-asnje-anetaresim-ne-organizata"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 22:04

Thaçi: Shqetësuese, për pesë vite Kosova vetëm dy njohje e asnjë anëtarësim në organizata

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 22:04

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Thaçi tha se është shqetësuese që në pesë vitet e fundit, Kosova mori vetëm dy njohje të reja, ndërsa nuk pati asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Është shqetësuese, vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim i Kosovës në organizatat ndërkombëtare në gati pesë vitet e fundit. Koha e administratës së presidentit Biden shënon kohë dhe mundësi të humbur për Kosovën”, tha Thaçi në Rubikon.

Sipas Thaçit, rikthimi i presidentit amerikan, Donald Trump, paraqet mundësi të re dhe të artë për Kosovën, pasi sipas tij, Trumpi është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim.

“Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim mes popujve”.

“Të rikujtojmë, njohja e parafundit Kosovës i erdhi nga Izraeli, me punën dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell”, tha Thaçi.