Thaçi s’e përmend Kurtin por thotë se duhet të ketë koordinim institucional - Gazeta Express
string(74) "thaci-se-permend-kurtin-por-thote-se-duhet-te-kete-koordinim-institucional"

Gazeta Express

14/02/2020 11:48

Thaçi s’e përmend Kurtin por thotë se duhet të ketë koordinim institucional

Gazeta Express

14/02/2020 11:48

Kryeministri Albin Kurti e ka ftuar dje Presidentin Hashim Thaci, që të koordinohen para shkuarjes së tyre në Konferencën e Mynihut për Siguri. Thaçi, pa e komentuar ftesën, thotë se ai do ta ndihmojë koordinimin e pozitës e opozitës.

Thaci është nisur pa diskutim me Kurtin, e sot ka marrë pjesë në nënshkrimin e letrave mes Kosovës dhe Serbisë – me ndërmjetësim të emisarit të Trumpit, Richard Grenell – për ndërtim të autostradës dhe të hapjes së lidhjes hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, Thaçi sot në Mynih refuzoi të flasë direkt për ftesën e Kurtit, por kërkoi koordinim të pushtetit me pozitën.

“Ne duhet të fokusohemi në bashkëpunim ndërinstitucional. Por të kemi edhe koordinim në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pozita edhe opozita duhet të jenë unike. Presidenti i vendit do të investojë në këtë”, tha Thaçi.

Zyra e Kryeministrit Kurti ka konfirmuar për Gazetën Express se shefi i ekzekutivit është nisur sot për në Mynih të Gjermanisë.