Thaçi: Rënia e Mujës dhe e 41 luftëtarëve të tij ishte një goditje e rëndë për luftën tonë


Gazeta Express
14 Dhjetor 2019 10:44

Presidenti Hashim Thaçi, në 21 vjetorin e rënies kujton Mujë Krasniqin dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.

Ai tha se Komandant “Kapuçi” ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe pse ende i pashëruar, ai nuk kishte pranuar të qëndrojë larg luftës, por në kushte të rënda dimri, me plagë në trup dhe me plot armatim ishte nisur drejt frontit në Kosovë”.

“Gjatë hyrjes në Kosovë, Muja dhe bashkëluftëtarët e tij kishin rënë në një pritë serbe, ku pas betejës së ashpër dhe thyerjes disa herë të rrethimit, duke u munduar që t’i tërheq luftëtarët e tij, heroikisht ra edhe vetë komandanti, njëri ndër bartësit kryesorë të luftës së UÇK-së plot një dekadë”.

“Rënia e Mujës dhe e 41 luftëtarëve të tij ishte një goditje e rëndë për luftën tonë, por ata u bënë frymëzim edhe për mijëra ushtarë dhe vullnetarë që pandalshëm po i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Te fundit


Kthehu lart