Thaçi pritet me gardë shtetërore në Pentagon - Gazeta Express
string(44) "thaci-pritet-me-garde-shteterore-ne-pentagon"

Thaçi pritet me gardë shtetërore në Pentagon

Gazeta Express

26/02/2020 19:04

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime nga garda shtetërore në Uashington, ku ka zhvilluar takim me zëvendës-sekretarin amerikan të mbrojtjes, David Norquist në Pentagon.

Në video shihet garda shtetërore amerikane që pret presidentin Thaci tek shkon në takimin e tij zyrtar në Pentagon, ku ka diskutuar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit me SHBA’në dhe NATO’n në aspektin e sigurisë.

Lexo Edhe:

Në pritje shihet flamuri i Kosovës krahas atij të SHBA’së.

Thaçi është në vizitë në SHBA dhe pas Pentagonit, ai pritet të bëjë një vizitë edhe në Departamentin e Shtetit.