Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB - Gazeta Express
string(107) "thaci-pas-deklarates-se-amerikaneve-tani-ta-arrijme-marreveshjen-per-njohje-reciproke-dhe-anetaresim-ne-okb"

Gazeta Express

26/03/2020 23:24

Thaçi pas deklaratës së amerikanëve: Tani ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB

Gazeta Express

26/03/2020 23:24

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

Lexo Edhe:

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse”, shkruan presidenti Thaçi.

Tutje, presidenti thotë se duhet përdorur vrulli dhe mbështetja e Amerikës për të arritur qëllimet e Kosovës.

“Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA’ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, përfundon Thaçi.