Thaçi e bën një adresim nga QKUK-ja: Mbrohuni nga Covid-19, rrini në shtëpi - Gazeta Express
string(46) "thaci-nga-qkuk-apel-qytetareve-rrini-ne-shtepi"

Thaçi e bën një adresim nga QKUK-ja: Mbrohuni nga Covid-19, rrini në shtëpi

Gazeta Express

25/03/2020 10:45

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një vizitë në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës ku u takua me drejtorin Basri Sejdiu si dhe kreun e IKSHP-së, Naser Ramadani, raporton Express.

Nga ambientet e QKUK-së, Thaçi apeloi te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe t’i dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Lexo Edhe:

“Dëshirojë të dërgoj edhe sot mesazhin qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, solidaritet të ndërsjellë për qetësi dhe përmbajtje. Jam i bindur që së bashku do ta kalojmë edhe këtë vështirësi. Dëgjoni dhe rekomandimet e IKSHP-së. Rrini në shtëpi. Duke qëndruar në shtëpi, ju e ndaloni përhapjen e këtij virusi”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, deklaroi se mantelbardhët janë të furnizuar mirë me pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid-19. Ai tha se QKUK-ja ka mjaft shtretër në dispozicion për pranimin e pacientëve që preken nga koronavirusi.

“Janë krijuar mjaft shtretër të mjekimit intensiv, kemi liruar mjaft klinika me shtretër për pacientët që eventualisht do të mund të vijnë nëpër klinika. QKUK-ja është në gjendje të mirë edhe sa i përket furnizimit me maska dhe doreza”, ka deklaruar Sejdiu.