Thaçi nga Haga uron shqiptarët për pavarësi: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht - Gazeta Express
string(96) "thaci-nga-haga-uron-shqiptaret-per-pavaresi-besoj-qe-nentoret-e-tjere-do-ti-festojme-bashkerisht"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 11:55

Thaçi nga Haga uron shqiptarët për pavarësi: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht

Lajme

Gazeta Express

28/11/2025 11:55

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit gjatë një seancë në Hagë ku po gjykohet.

Ai kërkoi fjalën për të shprehur pakënaqësinë e tij me caktimin e seancës pikërisht në këtë ditë, duke thënë se çdo shqiptar sot feston e kujton.

Në fund të fjalës së tij, Thaçi tha se beson që nëntorët tjerë do të festohen bashkërisht.

“Nuk më mbetet tjetër që t’i uroj shqiptarët që të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”./Express/