Thaçi në takim me ambasadorin grek: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet për Maqedoninë - Gazeta Express
string(84) "thaci-ne-takim-me-ambasadorin-grek-anetaresimi-ne-be-mbetet-prioritet-per-maqedonine"

Thaçi në takim me ambasadorin grek: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet për Maqedoninë

Ballina

Gazeta Express

27/11/2020 15:46

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë Dimitris Janakakis.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e rajon, Marrëveshjen e Prespës, procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me ç’rast palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të vazhdojë dhe se, zhvillimi ekonomik së bashku me anëtarësimin në BE janë pikësynime që duhen ndjekur.

Lexo Edhe:

Kryetari Thaçi konfirmoi qëndrimin për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe potencoi që procesi Euro-Atlantik bashkë me shtetin e së drejtës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike janë përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare.

Me rastin e përmbylljes së mandatit të ambasadorit,  Thaçi falënderoi Dimitris Janakakis për kontributin diplomatik në vend dhe rolin e rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, thuhet në kumtesë.