Thaçi: Në Speciale nuk jam pyetur për trafikim të organeve dhe për asnjë vrasje - Gazeta Express
string(78) "thaci-ne-speciale-nuk-jam-pyetur-per-trafikim-te-organeve-dhe-per-asnje-vrasje"

Thaçi: Në Speciale nuk jam pyetur për trafikim të organeve dhe për asnjë vrasje

Gazeta Express

24/09/2020 21:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk është pyetur nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për trafikim të organeve, për Shtëpinë e Verdhe dhe për asnjë vrasje. Edhe pse dy akuzat e para janë themel i Gjykatës Speciale.

“Në asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim të organeve. Edhe pse kjo ka qenë baza e themelimit të Gjykatës Speciale”, është shprehur Thaçi.

Lexo Edhe:

“Në asnjë moment nuk jam pyetur për Shtëpinë e Verdhë”, ka thënë Thaçi në Pressing.

Tutje, Thaçi tha se nuk është pyetur për asnjë vrasje nga prokurorët.

“Unë nuk jam pyetur për asnjë vrasje”, shtoi presidenti Thaçi.