Thaçi ndan detaje nga biseda telefonike me Borellin - Gazeta Express
string(52) "thaci-ndane-detaje-nga-biseda-telefonike-me-borellin"

Gazeta Express

15/01/2020 13:45

Thaçi ndan detaje nga biseda telefonike me Borellin

Gazeta Express

15/01/2020 13:45

Zyra për media e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë detaje lidhur me telefonatën që kreu i shtetit ka zhvilluar me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell

Siç thuhet në komunikatë presidenti Thaçi dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së janë pajtuar për nevojën e themelimit sa më shpejt të institucioneve të reja qeverisëse në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Jemi të vetëdijshëm që na presin detyra të mëdha dhe se është e nevojshme që sa më parë të kemi qeveri të re, që do të përballet me sfidat dhe do t’i realizojë obligimet ndërkombëtare që ka Kosova”, ka thënë Thaçi.

Tutje kreu i shtetit ka theksuar se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe të cilat janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Presidenti Thaçi, gjithashtu, ka kërkuar që BE-ja ta përmbushë obligimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet. Parlamenti dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën. Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin vendim meritor në këtë pikë”, ka thënë Thaçi në bisedën telefonike me Josep Borell.

Të dy gjatë kësaj bisede u pajtuan rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Në fund të bisedës, presidenti Thaçi ka thënë se e mirëpret vizitën e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës.