Dje, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi bashkë me bartësin e listës në zonë 5, Vasfi Doko dhe kandidaten për deputete Astrite Kaba zhvilluan takime në disa fshatra të Komunës së Krushevës dhe e përmbyllën në Lagjen e Re në Gostivar.
Menduh Thaçi, Vasfi Doko dhe Astrite Kaba në fshatin Nerovë të Krushevës.
“Me ardhjen e PDSH-së në pushtet kostoja e lartë e prodhimit të produkteve bujqësore do të ulet. PDSH do të mundësojë që personat që zhvillojnë veprimtari të tillë të arrijnë më lehtë deri te subvencionimet.”
Menduh Thaçi, Vasfi Doko dhe Astrite Kaba në Zhitosh (Krushevë).
“Prodhuesit e këtyre anëve ballafaqohen me një varg problemesh duke filluar nga infrastruktura e dobët e cila është e nevojshme të zhvillohet dhe përmirësohet në mënyrë që këta individë të cilët merren me prodhimtari, bujqësi e blegtori të kenë kushte më të mira. PDSH ka menduar për këto prandaj investimet kapitale do t’i kanalizojmë edhe në këto anë që të stimulohet prodhimi dhe veprimtaritë tjera me përparësi krahasuese.”
Menduh Thaçi në Debresh – Krushevë bashkë me Vasfi Doko dhe Astrite Kaba.
“Me ardhjen e PDSH-së në qeverisje dhe Menduh Thaçin zëvendëskryeministër me të drejtën e vetos do të ketë funksionim të plotë të institucioneve publike dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit.”
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....